Një pjestar i ri në familje: Moderatorja shqiptare jep lajmin e bukur (FOTO) – AlpeGossip
Një pjestar i ri në familje: Moderatorja shqiptare jep lajmin e bukur (FOTO)

Një pjestar i ri në familje: Moderatorja shqiptare jep lajmin e bukur (FOTO)

Me anë të një postimi në “Instagram”, moderatorja e njohur shqiptare Dasara Karaiskaj mëngjesin e ditës së sotme ka dhënë një lajm shumë të bukur.

Dasara ka bërë të ditur se është bërë teze dhe shprehet tejet e emocionuar teksa ka zbuluar se motra e saj ka lindur djalë dhe i ka vendosur emrin Samuel.

“Më kishin thënë që të bëhesh teze është lumturi më vete, por nuk e kisha imagjinuar kështu. Nipi im Samuel lindi”, shkruan Dasara.

Moderatorja ka marrë dhjetra komente nga ndjekësit në Instagram të cilët e urojnë që është bërë për herë të parë teze.