BISEDA SERIOZE NËNË E BIJË/ Zaimina dhe Khloe mbrëmjet në shtëpi ja dedikojnë plotësisht njëra-tjetrës – AlpeGossip
BISEDA SERIOZE NËNË E BIJË/ Zaimina dhe Khloe mbrëmjet në shtëpi ja dedikojnë plotësisht njëra-tjetrës

BISEDA SERIOZE NËNË E BIJË/ Zaimina dhe Khloe mbrëmjet në shtëpi ja dedikojnë plotësisht njëra-tjetrës

Prej 1 viti Zaimina Vasjari po jeton momentet më të bukura si nënë e një vajze. Tashmë Khloe është rritur dhe nënë e bijë i kemi parë të pandara nga njëra-tjetra.

Shpesh e vogla e shoqëron nënën e saj në punë, por dhe nëse nuk mund të jenë bashkë gjatë ditës, mbrëmjet ja dedikojnë plotësisht njëra-tjetrës. Sot Zaimina ka vendosur të ndajë me të gjithë një nga momentet më të bukura dhe mbrëmjet në shtëpinë e tyre duken shumë të këndshme. Zaimina ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet se të gjithë vëmendjen e ka të përqëndruar tek e vogla e saj. “Bisedë serioze”, – ka shkruar Zaimina me shaka bashkangjitur fotos. Të veshura të dyja shumë sportive dhe të shtrira përtokë, nënë e bijë duket se janë duke e shijuar në maksimum komoditetin e shtëpisë.