Aktorja tregon situatën e sikletshme: Më ra të fikët para disa njerëzve të rëndësishëm (VIDEO) - AlpeGossip
Aktorja tregon situatën e sikletshme: Më ra të fikët para disa njerëzve të rëndësishëm (VIDEO)

Aktorja tregon situatën e sikletshme: Më ra të fikët para disa njerëzve të rëndësishëm (VIDEO)

Aktorja e komedisë “Boeing Boeing” Alesia Xhemalaj ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”.

Përveç roleve dhe eksperiencave në shfaqjet teatrale, Xhemalaj rrëfeu edhe një situatë të sikletshme që kishte kaluar kohë më parë.

Aktorja e talentuar tregoi se kishte marrë pjesë në promovimin e librit të një njeriu të rëndësishëm në vend nga ku edhe do të lexonte disa poezi. Por gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç duhet, pasi Xhemalajt i kishte rënë të fikët gjatë kohës që recitonte dhe ish-presidenti Bamir Topi ishte ofruar për ta ndihmuar.

“Kur je aktor mund të ndodhin probleme të vogla jo fustani, e jo këpuca, por këto janë normale. Mund të ndodhë që të harrojmë tekste, por të ndihmon edhe partneri. Por ajo që më ka ndodhur mua shkon përtej kësaj. Unë isha e ftuar në promovimin e librit të një njeriu shumë të nderuar, isha bashkë me një kolegun tim Kristianin dhe do të lexonim disa poezi.

Aty kishte njerëz shumë të rëndësishëm sepse personi në fjalë ka qenë dikush me pozitë. Unë një ditë më përpara kisha dhënë gjak dhe atë ditë nuk kisha ngrënë mëngjes, por kisha pirë vetëm kafe dhe një gotë verë. Recitoi shoku im përpara dhe më pas ishte radha ime, sapo hipa unë tek poltroni fillova të lexoj: “Gjethet bien…”, dhe kaq mbaj mend se rashë vetë, më ra të fikët. Kur hapa sytë pashë përballë dikë që më ulte dhe më ngrinte këmbët që t’më qarkullonte gjaku.

Dhe ai person ishte ish-presidenti Bamir Topi. Më pas më ulën në një karrige, më dhanë ujë të pi, por nuk më hiqej mendja nga zoti Topi që më ulte dhe më ngrinte këmbët”, tha Xhemalaj./tvklan.al