Plas skandali seksual i rradhës/ Këngëtarja e njohur rrëfen abuzimin: Ishim të zhveshur…(FOTO) – AlpeGossip
Plas skandali seksual i rradhës/ Këngëtarja e njohur rrëfen abuzimin: Ishim të zhveshur…(FOTO)

Plas skandali seksual i rradhës/ Këngëtarja e njohur rrëfen abuzimin: Ishim të zhveshur…(FOTO)

Kohëve të fundit media rozë ka gëluar nga ngjarjet e papritura përsa i përket skandaleve seksuale që kanë përfshirë botën e yjeve.

Tashmë së fundmi listës së ngjarjeve me pullë të kuqe ndër personazheve Vip, i bashkohet edhe këngëtarja e famshme britanike, Lily Allen.

Ajo ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga një ekzekutiv i industrisë muzikore. Lily kishte qëndruar në dhomën e tij të hotelit pas një feste dhe u zgjua duke shtyrë trupin e tij të zhveshur larg saj.

Allen ka folur për këtë dhunim ndaj saj në librin që ka shkruar për jetën por ka zgjedhur që të mos e zbulojë emrin publikisht të këtij personi të rëndësishëm në industrinë muzikore.

“U zgjova sepse po ndjeja një person që po mbështetej në shpinën time, ishim të zhveshur të dy. E ndjeva që po përpiqej të abuzonte dhe e shtyva, u çova dhe u largova menjëherë. E kam fajësuar veten kaq shumë sepse isha e pirë. “,- është shprehur Allen teksa ndihet fajtore që nuk e ka akuzuar atë person dhe ka vazhduar të punojë me të.

“U ndjeva e acaruar, e turpëruar, konfuze”, shprehet Lily Allen në rrëfimin e saj.