“DO TË BËJ GJITHMONË KRENARE”/ Kida kujton personin e afërt me një dedikim emocionues – AlpeGossip
“DO TË BËJ GJITHMONË KRENARE”/ Kida kujton personin e afërt me një dedikim emocionues

“DO TË BËJ GJITHMONË KRENARE”/ Kida kujton personin e afërt me një dedikim emocionues

Mëngjesin e sotëm këngëtarja e suksesshme, Kida e ka nisur ditën me një postim të trishtë në ‘Instagram’. Nëpërmjet një dedikimi të ndjerë ajo kujton gjyshen, e cila ka ndërruar jetë.

“Ti je personi që e dua më shumë. Ti më rrite dhe më edukove mua në mënyrën më të mirë, ende nuk mund ta besoj që më nuk je këtu në mesin tonë.

Ti ike shumë shpejt. Faleminderit që ma ke dhënë karakterin e një femre të fortë dhe të pavarur në të gjitha aspektet. Do të të bëj gjithmonë krenare dhe kurrë nuk do ta mbaj kokën ulur.

Më mësove ta dua veten dhe unë gjithmonë mbaj kokën lart vetëm për ty. Gjithmonë në zemrën time. Të dua gjyshe”, ka shkruar Kida.

Përpos fjalëve emocionuese, këngëtarja ka publikuar edhe një kolazh fotosh nga fëmijëria, ku tregon se lidhja e saj me këtë person të afër ka qenë shumë e fortë.