Fifi pozon për herë të parë më rroba banjo/ Këngëtarja ka një kërkesë të veçantë: Nuk më vjen turp…(FOTO) – AlpeGossip
Fifi pozon për herë të parë më rroba banjo/ Këngëtarja ka një kërkesë të veçantë: Nuk më vjen turp…(FOTO)

Fifi pozon për herë të parë më rroba banjo/ Këngëtarja ka një kërkesë të veçantë: Nuk më vjen turp…(FOTO)

Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë me emrin e artit Fifi, vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj më të fundit, “Habibi”, e cila tërhoqi vëmendje e të gjithëve për diss-et që iu bënte reperëve të tjerë shqiptarë.

Mirëpo ndërkohë që është duke shijuar suksesin këngës së saj më të fundit, Fifi na ka treguar se është me pushime dhe së fundmi ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa foto ku shfaqet për herë të parë e veshur me rroba banjo.

Këngëtarja shfaqet në këto foto e veshur me një palë rroba banjo trupore, teksa merr rreze në ishujt e Ksamilit në Sarandë. Mirëpo ndërkohë që prej disa ditësh ajo ka bllokuar komentet në foto e saj, Fifi ka një kërkesë për të gjithë ne.

“Nuk më vjen turp për trupin tim. E dua çdo pjesë të trupit tim. Kështu që tregoni respekt”, shkruan Fifi krahas fotove të saj.