SHKONI NË HOTEL/ Orlando Bloom dhe Katy Perry fotografohen në momente intime në publik – AlpeGossip
SHKONI NË HOTEL/ Orlando Bloom dhe Katy Perry fotografohen në momente intime në publik

SHKONI NË HOTEL/ Orlando Bloom dhe Katy Perry fotografohen në momente intime në publik

Ata janë një nga çiftet më të dashur të momentit, që shpallën fejesën në shkurt të këtij viti.

Por Orlando Bloom dhe Katy Perry-n nuk i kishim parë në çaste kaq romantike, sa gjatë festivalit të muzikës “Coachella”, mbrëmjen e së premtes.

Aktori dhe e fejuara e tij këngëtare u fotografuan duke shkëmbyer puthje pasiononte në mes të fushës. Madje në disa prej fotove dallohet momenti kur Orlando i kap të pasmet Katy-t.

Dalja e tyre në publik vjen në një kohë kur flitet se çifti po i merr gjërat me qetësi, lidhur me planifikimin e dasmës.

Dyshja u fejua ditën e Shën Valentinit, ndërsa ende nuk kanë bërë publike një datë për martesën.