E ËMA FESTON DITËLINDJEN/ Oriola e surprizon me dhuratat luksoze – AlpeGossip
E ËMA FESTON DITËLINDJEN/ Oriola e surprizon me dhuratat luksoze

E ËMA FESTON DITËLINDJEN/ Oriola e surprizon me dhuratat luksoze

Modelja e njohur Oriola Marashi prej kohësh tashmë është kthyer në një ndër personazhet që komentohet gjatë në media. Oriola tashmë ka nisur që të kërkohet edhe jashtë Shqipërisë duke u kthyer në një ndër modelet më të famshme në vendin tonë.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Marashi pasi nëna e modeles Xhoi feston ditëlindjen. Oriola ka publikuar pak më parë një video ku ka zbuluar dhe dhuratën që i ka bërë nënës së saj.

Në video shihet një unazë floriri dhe një varëse me një kryq floriri. “Ti gëzosh jeta ime”, dëgjohet t’i thotë Oriola Xhoit, ndërkohë që ajo e falenderon.