KU E PASKA PATUR ”HALLIN” TUNA/ Historia që nuk dinit për vajzën jashtë martese të Robertit – AlpeGossip
KU E PASKA PATUR ”HALLIN” TUNA/ Historia që nuk dinit për vajzën jashtë martese të Robertit

KU E PASKA PATUR ”HALLIN” TUNA/ Historia që nuk dinit për vajzën jashtë martese të Robertit

Ndarja e Robert Berishës me Nora Istrefin mund të ketë zbuluar disa detaje të tjera të paditura më parë, ose që kanë qenë gjithnjë aty, por nuk i kemi vënë re.

Bëhet fjalë për vajzën e shumëpërfolur të Robert Berishës, që e ka jashtë martese, pra me një grua tjetër. Sipas “Gazetës Express” ajo quhet Arona, dhe është vajza e mikes së ngushtë të këngëtares Tuna Sejdi.

Ndoshta tani mund të sqarohen të gjitha pikëpyetjet në kokën tonë sa i përket sherrit mes Norës dhe Tunës si dhe kunjat e kësaj të fundit me Robertin.

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë për “Prive”, Tuna paska folur për Aronën e vogël.

Në një moment gjatë intervistës, e pyetur lidhur me përjetimin e prindërve të saj si gjyshër pas lindjes së nipit Tian, këngëtarja tregoi se vogëlushi ka sjellë shumë lumturi te prindërit e saj sepse ai është nipi i parë në familjen Sejdi.

“Në të njëjtën kohë është edhe mashkulli/ djali i parë në familjen Berisha. Natyrisht që në familjen time ka qenë një emocion pak më i madh, më entuziast sepse ne nipa e mbesa nuk kemi pas, ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee”, është shprehur ajo.

Arona është pikërisht vajza e përfolur që Robert Berisha ka dhe që është cilësuar nga mediat edhe si “molla e sherrit” mes tij dhe kunatës Tuna Sejdi.

Në ditëlindjen e parë të djalit të saj, Nora dhe Roberti nuk ishin prezentë. Kjo sipas “Express” mund të lidhet me faktin që Tuna kishte ftuar vogëlushen Arona me mamanë e saj pasi janë mikesha të ngushta.

Dyshojmë që lidhja e përfolur jashtë martese e Robertit të ketë ndikim në vendimin e çiftit për t’i dhënë fund martesës duke qenë se ka kohë që është përfolur dhe këngëtarët kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë pasi dolën zërat.

Megjithatë ky mendohet të jetë shkaku që ka një krisje në raportin mes Tunës dhe Norës përfshi këtu edhe Robertin.