Ermal Mamaqi sfidon Elvanën, nxjerr videoklipin e ri veror: Hë mi e shikon që nuk je e… – AlpeGossip
Ermal Mamaqi sfidon Elvanën, nxjerr videoklipin e ri veror: Hë mi e shikon që nuk je e…

Ermal Mamaqi sfidon Elvanën, nxjerr videoklipin e ri veror: Hë mi e shikon që nuk je e…

“Ku vajti” është kënga më e re në gjuhën shqipe e këngëtares Elvana Gjata, që në vetëm dy ditë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”. Në videoklip, ajo shfaqet me trupën e balerinëve profesionistë teksa vajtojnë vargjet e këngës së shkruar nga vetë Elvana.

Pas orëve të tejzgjatura në prova në koreografinë e Albi Nakos, Elvana shfaqet duke u hedhur në ajër, veprim për të cilin këngëtarja e hitit “Lejla” tregoi se për pak sa nuk ishte dëmtuar fizikisht.

 

Por nuk ka asgjë të vështirë të realizosh padjeshka në ajër, apo jo? Të paktën kështu thotë Ermal Mamaqi. Moderatori ka sfiduar këngëtaren, teksa gjatë pushimeve të tij me familjen ka realizuar një videoklip të ngjashëm me atë të Elvanës. Ermali shfaqet duke u hedhur mbi pishinë, krevat, madje bën pjesë të klipit edhe djalin e tij Joel.

Hë mi @elvanagjataaaa e shikon që nuk je e jashtëzakonshme?😎😜 hë tani… Ku vajti?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

 

“Hë mi Elvana Gjata, e shikon që nuk je e jashtëzakonshme? Hë tani… Ku vajti?”- shkruan Ermal Mamaqi në postimin e tij në “Instagram”.