6 modele çantash për të cilat askush s’do ta besojë sa i keni blerë vërtetë (FOTO) – AlpeGossip
6 modele çantash për të cilat askush s’do ta besojë sa i keni blerë vërtetë (FOTO)

6 modele çantash për të cilat askush s’do ta besojë sa i keni blerë vërtetë (FOTO)

Të gjesh një çantë që duket e shtrenjtë në material dhe formë dhe të jetë relativisht e lirë, është vërtetë një blerje e zgjuar. Çantat janë aksesori që ka fuqinë t’i ndryshojë pamjen një veshjeje dhe figurës suaj gjithashtu.

Mund të jetë e vështirë të gjesh çanta që duken super të shtrenjta por, jo e pamundur. Ajo çfarë duhet të dini është se një çantë me dizajn minimalist dhe e rregullt në dukje do të ngjajë patjetër shumë herë më e shtrenjtë nga ç’mund ta keni blerë vërtetë.

Për ta pasur më të qartë këtë, po ju japim disa modele çantash për të cilat askush s’do t’ju besojë kur t’i thoni çmimin.

1. Këtë çantë lëkure mund ta bleni vetëm për 40 paund.

2. Një çantë e tillë gjithnjë do të ngrejë dyshime për çmimin.

3. Kjo çantë ka shumë elementë të cilat e bëjnë të duket e shtrenjtë. Kombinimi i vishnjes me rripin e zi, forma dhe shkëlqimi që materiali ka. Shik dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë.

4. Çanta e zezë do të duket gjithmonë e shtrenjtë. Kjo më poshtë është ideale për punë.

5. Lëkura mozaik është çanta trend i këtij viti. Ndonëse vlera e saj është 110 paund, ngjan shumë shumë herë më e shtrenjtë.

6. Edhe çanta trend e Instagram-it ka një hije luksoze. Nëse e bëni kombinimin siç duhet, s’do t’i shmangeni dot vëmendjes.