Kastro Zizo flet për marrëdhënien me të birin: Është shumë delikate…(FOTO) – AlpeGossip
Kastro Zizo flet për marrëdhënien me të birin: Është shumë delikate…(FOTO)

Kastro Zizo flet për marrëdhënien me të birin: Është shumë delikate…(FOTO)

Kastro Zizo është babai i një djali dhe një vajze për të cilët nuk ngurron të flasë në çdo intervistë të dhënë. Pavarësisht se ata jetojnë me mamatë e tyre përkatëse, Kastro na ka treguar gjithmonë se kujdeset për ta dhe mundohet që t’i takojë sa më shpesh pavarësisht angazhimeve të tij artistike.

Mirëpo ndërkohë që Dankani 12-vjeçar, por rritet dhe tashmë po futet në moshën e adoleshencës, Kastro në një intervistë për “Panorama Plus” ka rrëfyer edhe marrëdhënien e veçantë dhe delikate që ka me të birin.

 “Është e vërtetë që Dankan më është kthyer në një shok të mirë. Unë gjithmonë kam qenë me parimin që raporti prind-fëmijë nuk duhet të kalojë caqet apo të arrijë në nivelin e shokëve të ngushtë, në të kundërt shokët e ngushtë s’do të ekzistonin”, thotë Kastro.