U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Sardi Shehu zbulon kuptimin e emrit të djalit të tij: Ky personazh i njohur është kumbari – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Sardi Shehu zbulon kuptimin e emrit të djalit të tij: Ky personazh i njohur është kumbari

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Sardi Shehu zbulon kuptimin e emrit të djalit të tij: Ky personazh i njohur është kumbari

Pak muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu. Emri padyshim mori shumë vëmendje dhe zgjoi kuriozitet se çfarë kuptimi ka.

Por, në fakt duket të jetë një zgjedhje krejt e rastësishme e çiftit që ka patur dëshirë që t’i vendosë të voglit një emër të veçantë. Në një intervistë për “Ditë e re” në RTV Ora, Sardi tha se Zays është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia. Modeli që jeton në Australi, është një nga personazhet më të diskutuar, jo vetëm për setet e ndryshme fotografike, por më së shumti për eksperiencat dhe takimet me yje ndërkombëtarë, si Beyonce, Jay Z, Rihana e shumë të tjerë.

“Atëherë nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë: Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse babi Sardi, mami Jonisa, imagjino djali duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternative, por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë. Alesio i vuri Denzel, emrin e pagëzimit. Ne kishim qejf Zayn, pastaj Zays. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zays dhe ishte unikë.  Djali më ngjan mua.”-tha Sardi.

Pak kohë më parë, Sardi tregoi se i është dashur të largohet nga Shqipëria që kur djali i tij ishte vetëm 11 ditësh për shkak të punës. Ai e përshkroi si shumë të vështirë ndarjen nga i biri për një muaj pasi udhëtoi drejt Australisë por shtoi se Jonisa e ka ndihmuar shumë. “Sa të rritet edhe pak djalë, edhe do i marrë edhe ata me vete”– tha sot artisti sa i përket udhëtimeve të punës që janë të shpeshta.

Gjithë bota mu shemb para tij”– kështu e ka përshkuar Sardi momentin kur mori të birin në krah, duke thënë se ishte ndjesia më e veçantë që e kuptoi vetëm kur e provoi. Sardi është shumë hermetik rreth jetës private dhe nuk preferon të ndajë foto nga jeta e tij personale në rrjetet sociale që dominohen nga postime për punën. E vetmja foto që Dj ka ndarë me ndjekësit në Instagram ka qenë ajo kur Zais erdhi në jetë.