NUK KA MË SPEKTAKËL/ Adi Krasta rrëfen detajet mbi emisionin e ri – AlpeGossip
NUK KA MË SPEKTAKËL/ Adi Krasta rrëfen detajet mbi emisionin e ri

NUK KA MË SPEKTAKËL/ Adi Krasta rrëfen detajet mbi emisionin e ri

“Programi i ardhshëm do të jetë i folur, pra, nuk do të jetë spektakël siç mund të pritet. Në ‘News 24’ po ndërtohet një studio e re. Në qendër do të jetë fjala dhe aktualiteti”- është shprehur moderator.

Gjithashtu në plan është edhe një tjetër emision në po të njëjtin television ku në qendër do të jenë lajmet e rreme (Fake News).

Ai është ndalur edhe tek realiteti mediatik në Shqipëri dhe u shpreh se ai po zhgënjehet çdo ditë e më shumë:

“Në televizion e radio të gjithë janë rivalë. Kështu janë grupet e punës, pronarët e medias dhe vetëfinancuesit e programeve. Por unë kam filluar punë herët për t’u kushtëzuar nga rivalët. Këto kohë, nga kolegë të cilët i vlerësoj e që bëjnë programe në stacione të ndryshme televizive ose nga kolegë të rinj, një pjesë prej tyre studentë e ish-studentë të mi, po bëhet hapur një trysni që e tejkalon sugjerimin e paqëllimtë, se këtë herë “do të më duhet të ul nivelin e programit për publikun e gjerë”. Një kërkesë që tani po artikulohet jo vetëm qartë, sa për fat të keq vjen paksa e paturpshme, por indirekt tingëllon edhe si një kërcënim për braktisje të mundshme të publikut të zakonshëm, për të cilin këta miq e kolegë mundohen të më bindin se është vulgar, fshataresk dhe injorant (!!!). Kjo nuk mund të jetë e saktë. Niveli i kërkuar i medias nuk është referencial me nivelin e supozuar të publikut. Ne jemi profesionistë të medias dhe njohim e kemi mekanizma profesionale për të kuptuar çfarë do publiku, e çfarë i duhet publikut. Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim nga modelet mediatike sot të televizioneve në Europë e rreth nesh. Publiku shqiptar nuk mund të bëjë përjashtim sepse do të ishte lajm i keq. Presionit të pretenduar për të argëtuar audiencën e pakulturë nuk mund t’i përgjigjesh duke e zyrtarizuar rrënimin e mëtejshëm të nivelit kulturor të komunikimit publik. E kundërta duhet të ndodhë. Pyetja është pse publiku normal, ai i ndjeshëm e i mençur, ndihet i mundur e i përmbysur si në ‘44-ën? Përse sponsorët në Shqipëri mbështesin projekte që qëllimisht ulin nivelin për numra shikueshmërie (të dyshimtë), duke qenë të ndërgjegjshëm se për to ekziston sot një mbingopje neveritëse? Është momenti ndoshta që shikuesi të dijë të reagojë e të mbrojë programet që i dedikohen atij. Ose të pranojë produktet televizive që njëkohësisht i përçmon, ose të bëhet pjesë e promovimit të cilësisë. Në televizion e radio nuk është ende koha për rënie.”- ka perfunduar ai.