Mahnit tradita në zhdukje/ Nusja kosovare pikturohet në fytyrë – AlpeGossip
Mahnit tradita në zhdukje/ Nusja kosovare pikturohet në fytyrë

Mahnit tradita në zhdukje/ Nusja kosovare pikturohet në fytyrë

Sheqerie Buqaj shtrihet në shpinë për të mundësuar realizimin e një pikturë tradicionale të fytyrës nga Aziza Sefitagiç, ndërsa prezanton martesën tradicionale të grave boshnjake nga rajoni i Zhupës, gjatë festivalit “Etno Fest” në fshatin Kukaj. Nusja e re shtrihet në shtrat, ndërsa gruaja e vjetër nga fshati Kukaj e pikturon fytyrën e saj sipas një riti të lashtë, i cili tani aplikohet vetëm nga një pakicë e vogël në vend. Fytyra mbulohet nga shumë shtresa dhe ngjyra. Mbi bojën e bardhë pikturohen vija të arta. Rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës. Sot kjo traditë është drejt zhdukjes, pasi vetëm 70-vjeçarja Aziza vazhdon të përgatisë nuset e reja sipas traditës. Kjo lyerje është pjesë e një tradite shekullore sipas të cilës nuset boshnjake pikturohen nga gratë e moshuara para dasmave të tyre. Thuhet se kjo traditë aplikohet për të shmangur fat të keq, por rezultati përfundimtar është një vepër arti.