U PËRFOL NË RRJET SE ËSHTË SHTATZËNE/ Rudina Dembacaj reagon menjëherë duke postuar këtë FOTO – AlpeGossip
U PËRFOL NË RRJET SE ËSHTË SHTATZËNE/ Rudina Dembacaj reagon menjëherë duke postuar këtë FOTO

U PËRFOL NË RRJET SE ËSHTË SHTATZËNE/ Rudina Dembacaj reagon menjëherë duke postuar këtë FOTO

Para dy ditësh, Rudina Dembacaj publikoi një foto në Instagram ku shihej me barkun paksa të rrumbullakosur dhe kjo mjaftoi që ndjekësit të nisnin menjëherë dyshimet për një shtatzani të mundshme, duke e pyetur nëpërmjet komenteve.

Ndërkohë Rudina i fshiu këto komente duke nxitur kështu dhe më shumë dyshimet tek fansat.

Mëngjesin e sotëm ajo iu ka dhënë fund këtyre dyshimeve teksa ka publikuar një foto nga palestra ku dukej shumë në formë dhe të gjithë vëmendjen ia mori barku i sheshtë.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.