“Brenda duke vdekur, ah sikur ta dinit të vërtetën”, çfarë e solli Kallashin në këtë gjendje? (FOTO) – AlpeGossip
“Brenda duke vdekur, ah sikur ta dinit të vërtetën”, çfarë e solli Kallashin në këtë gjendje? (FOTO)

“Brenda duke vdekur, ah sikur ta dinit të vërtetën”, çfarë e solli Kallashin në këtë gjendje? (FOTO)

Ndonëse e la profesionin e valltares dhe daljet në televizione dhe emisione i ka rralluar, Kallashi sërish mbetet një nga femrat më të komentuara të showbizit.

Por nëse dikur komentoheshin fotot e videot e saj provokuese ku bënte twerk, së fundmi Kallashi po komentohet për postimet e saj depresive.

Para pak kohësh ajo kishte postuar në Snapchat disa video ku shiheshin pamje të një filmi ku personazhi prente damarët, apo vriste veten.

Ndërsa sot Kallashi ka postuar një video me sekuenca nga seriali “Dashuri e pafund” ku aktorja kryesore shihet duke qarë dhe nëpërmjet videos shprehet dhimbja me këto fjalë: “E shikon atë vajzën? Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë. E lodhur nga jeta! Nuk do të duket e tillë, kështu që mban gjithçka përbrenda. Të gjithë mendojnë se ajo është njeriu më i lumtur që njohin, që nuk ka probleme, që jeta e saj është perfekte. Ahh, sikur ta dinin të vërtetën.”

Nuk dihet ende shkaku pse Kallashi po i bën këto postime, por dyshimet deri tani janë se valltarja është mërzitur nga ndonjë ndarje.