Noizy tregon luksin e shfrenuar, por komenti i Ermal Mamaqit prish gjithçka: Sa KOT… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Noizy tregon luksin e shfrenuar, por komenti i Ermal Mamaqit prish gjithçka: Sa KOT… (FOTO+VIDEO)

Noizy tregon luksin e shfrenuar, por komenti i Ermal Mamaqit prish gjithçka: Sa KOT… (FOTO+VIDEO)

Noizy është dalluar gjithmonë për jetën e tij luksoze me makina të shtrenjta, orë të shtrenjta dhe pushime super të shtrenjta. Jetën e tij super të shtrenjtë reperi nuk ngurron asnjëherë që të ndajë edhe me fansat e tij në rrjetet sociale.

Sot Noizy ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet në makinë e tij luksoze së bashku me miqtë e tij.

“I thashë paret pikojnë nga qielli sikur një flutur”, shkruan Noizy krahas fotos ku shfaqet së bashku me një nga miqtë e tij duke pirë shampanjë dhe në sy bien veshjet e tij super të shtrenjta.

Mirëpo menjëherë sapo Noizy ka publikuar këtë video në Instagram ka ardhur një koment nga Ermal Mamaqi, i cili si gjithmonë i ka batutat gati.

“Sa kot…gjithë kjo makinë pa kamerier”, shkruan me humor Ermali.