Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja cili është skandali më i madh në “Opinion” (VIDEO) – AlpeGossip
Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja cili është skandali më i madh në “Opinion” (VIDEO)

Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja cili është skandali më i madh në “Opinion” (VIDEO)

Blendi Fevziu është një ndër gazetarët më të suksesshëm dhe rrjedhimisht dhe më të komentuarit në Shqipëri. Emisioni i tij ‘Opinion’ ka më shumë se 20 vite që transmetohet në televizionin ‘Klan’ dhe është një nga emisionet politike më të ndjekura nga publiku shqiptar.

Së fundmi gazetari i njohur i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ në një intervistë për revistën ‘Class’ ku ka zbuluar diçka më shumë për profesionin e tij, emisionin ‘Opinion’ si dhe për jetën e tij private.

Në njërën nga pyetjet atij i është dashur të tregojë skandalin ose sherrin më të madh që ka pasur në emisionin e tij.

Fevziu nuk ka ngurruar dhe ka treguar se sherri me Artan Lamen në 2013 ka qenë një nga ngjarjet më skandaloze në emisionin e tij.

“Ka pasur shumë. Por më i keqi është ai që më ka pasur mua si protagonist, jo ndonjë të ftuar. Sherri i Majit 2013 me Artan Lamen, kur unë i bërtisja ‘Pusho’. Kështu që s’ka nevojë të ngarkoj me përgjegjësi të ftuarit. E marrë vetë këtë përgjegjësi.”, ka treguar Blendi për gazetaren.

Ndërkohë kujtojmë që ky sherr bëri bujë në atë kohë dhe u komentua gjatë nga mediat dhe videoja e Fevziut u bë virale në rrjetet sociale.