Pas performancës në Tiranë, artistja e njohur pëson aksidentin e rëndë me makinë: Tashmë jam… – AlpeGossip
Pas performancës në Tiranë, artistja e njohur pëson aksidentin e rëndë me makinë: Tashmë jam…

Pas performancës në Tiranë, artistja e njohur pëson aksidentin e rëndë me makinë: Tashmë jam…

Ajo është një nga artistet e njohura në Amerikë, e cila pëlqehet shumë nga publiku dhe muzika e saj dëgjohet tashmë në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Dj e njohur Eris Drew, e cila pas performancës së saj në një nga clubet e Tiranës ka pësuar një aksident të rëndë me makinë.


Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak ditë më parë ku afër Rinasit ndodhi aksidenti fatal me makina, në njërën prej të cilave ka qenë edhe Dj e njohur, e cila së fundmi ka vendosur ta rrëfej atë që pësoi. Ajo ka bërë një postim në profilin e saj në ‘Facebook’ ku ka treguar se nga ky aksident ka përjetuar një frikë të madhe dhe se ishte me shumë fat që kishte shpëtuar.

“Miq, është e vërtetë, pësova një aksident të keq automobilistik dje gjatë rrugës për në një nga aeroport në Shqipëri. Tashmë jam e sigurt në Oslo dhe duke u shëruar. Isha shumë e frikësuar dje. Sinqerisht ishte një nga frikërat më të mëdha që kam përjetuar. Dikush vdiq në aksident dhe një makinë u nda më dysh. Jam me shumë fat.” ,a ka shkruar Eris në statusin e saj.