Liqeni i Comos në Itali duket se qënka vendi ideal për çiftet, jo vetëm çiftet e showbizit të huaj. E themi këtë pasi vitet e fundit ka qënë destinacioni kryesor i çifteve VIP n♪7 Shqipëri dhe ne nuk mund ti vëmë faj pasi është një vend romantik..
Redaksia e AlpeNews.al ju njeh me disa nga çiftet e showbizit shqiptar që zgjodhën liqenin e Comos. Duhet thënë se të tre çiftet janë nga më të përfolurit për lidhjet e tyre dhe “paratë”.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço
Çifti më i përfolur i showbizit shqiptar zgjodhën Liqenin e Comos për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Mund të themi se dasma e tyre bëri shumë bujë në media. E megjithatë, pavarësisht se ata zgjodhën ta mbajnë private, fotot e tyre u publikuan nga miqtë e të ftuar.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha
Dashuria e tyre po bën shumë vite por gjithmonë publiku shqiptar interesohet për marrëdhënien e tyre,duke u përfolur shpesh në media. Edhe pse ende nuk kemi një datë zyrtare, kujtojmë se Shkëlzeni zgjodhi pikërisht liqenin e Comos për ti propozuar Arminës.
Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku
Liqeni i Comos është i preferuari i çifit më të njohur të ekranit shqiptar. Besi dhe Xhensila e zgjedhin shpesh këtë vend për të pushuar. Dy artistët zgjodhën po ashtu që vidioklipin e dasmës ta bënin në Como. Gjithashtu Xhensila realizoi klipin e këngës që i dedikoi Besit. Ata u rikthyen prap në Como gjatë periudhës së shtatzënisë së Xhensilës.
Përgatiti: AlpeNews.al