Gruas time që s’e desha kurrë/ Pas pesë vitesh martesë bashkëshorti i tregon të vëtetën – AlpeGossip
Gruas time që s’e desha kurrë/ Pas pesë vitesh martesë bashkëshorti i tregon të vëtetën

Gruas time që s’e desha kurrë/ Pas pesë vitesh martesë bashkëshorti i tregon të vëtetën

Nuk jam plotësisht i sigurt nga ku t’ja filloj. Këtë tetor ne bëjmë 5 vjet martesë. Unë, nuk mbaj mend as arsyen pse pranova që kjo martesë të bëhej. Ne nuk i propozuam njëri tjetrit dhe as folëm mjaftueshëm bashkë.

Në fakt as mua s’më detyruan dhe as ty. Të dy, pranuam duke menduar se kështu prindërit tanë do të jenë të lumtur.

Në fillim, isha i lumtur me idenë, por sa më shumë afrohej dita e dasmës aq më tepër irritohesha. Nuk isha i lumtur,por me vete mendoja se në fund gjithçka do të shkonte mirë.

Muajt e parë të martesës i ngjanin një novele, të prezantova ty me miqtë e mi dhe kështu do ta njihnim edhe më mirë njëri tjetrin. Gjithsesi, në mendjen time kishte gjithmonë diçka që s’shkonte.

Askush përveç rrethit tim të ngushtë shoqëror nuk e di që unë jam i martuar. Për botën jashtë, ti je një sekret. S’ka asgjë postim në Facebook që na bashkon. Çiftet e tjera ndërrojnë mbiemrat, hedhin foto bashkë, apo detaje përvejtoresh a ditëlindjesh. Unë jo!

Unë kujdesem për ty, të mbroj, blej çdo gjë që ti do, por s’kam asnjë lidhje emocionale me ty. E vërteta është se kurrë nuk të kam dashur ashtu siç duhet, ose të të kthej dashurinë që më ke dhënë.

Është e dhimbshme të shoh se si ti më sheh në sy dhe më thua “Të Dua”. “Të dua” është edhe përgjigja ime, por është bosh, pa emocion. Në më të mirën tonë, ne s’jemi asgjë më shumë përveçse shokë të mirë. Pas 5 vitesh unë ende nuk di cila është ngjyra jote e preferuar.

Jeta jonë seksuale pothuajse nuk ekziston fare; në 18 muajt e fundit ne kemi bërë vetëm 3 herë seks. Në bisedë e sipër mes shokësh, miku im më tregoi për seksin me partneren e tij. U depresionova duke ditur rutinën e tyre.

Si 30 vjeç që jam, dua të kem një jetë të rregullt seksuale, por jo me ty. E dua me dikë me të cilën të kem tërheqje emocionale. S’mund ta sforcoj veten aq shumë që të të prek në atë lloj mënyre.

Vitin e kaluar, ti shkove tek familjarët e tu dhe qëndrove atje për disa javë me radhë. Isha vetëm në shtëpi dhe ndihesha kaq i lumtur. Shumica e njerëzve janë të trishtuar kur e gjejnë vetëm shtëpinë, por unë jo. Në zemrën time, lutesha shumë që të mos ktheheshe.

E di që do të bëjë gjithçka që unë të isha i lumtur, por fatkeqësish, unë s’dua të jem më me ty. Gjithsesi, më mungon guximi për të të thënë se dua të divorcohemi. S’dua të të lëndoj, por s’di si ta bëj me ty këtë bisedë.

Kurrë në jetën time s’e kisha menduar se do të martohesha dhe më vonë t’i gëzohesha divorcit. Kur kthej kokën pas, kuptoj se nuk duhet të kisha pranuar kurrë të martoheshim. S’duhet të pranoja vetëm nga ideja se prindërit e mi do të ishin të lumtur.

Siç ta thashë edhe më parë, unë nuk të dashuroj, por s’dua të të lëndoj. S’jam egoist, jam thjesht i palumtur në situatën që ndodhemi.