“DUAN TË NJOLLOSIN EMRIN TIM”/ Sherr mes Shyhrete Behlulit dhe motrave Mustafa – AlpeGossip
“DUAN TË NJOLLOSIN EMRIN TIM”/ Sherr mes Shyhrete Behlulit dhe motrave Mustafa

“DUAN TË NJOLLOSIN EMRIN TIM”/ Sherr mes Shyhrete Behlulit dhe motrave Mustafa

Motrat Mustafa kanë akuzuar këngëtaren Shyhrete Behluli se ka huazuar idenë e një kënge që i dedikohej nënës. Shyhrete Behluli ka folur sot për herë të parë mbi këtë çështje në një intervistë për “Prive”

“Fillimisht po më vjen shumë keq sepse nuk është në rregull dhe nuk më ka hije as mua e as Motrave Mustafa me u përballë për një gjë të tillë. Për një gjë shumë të ulët. Me të akuzu për gjëra të cilat nuk janë nuk është në rregull. Shumë herë e vërteta dhem dhe Motrave Mustafa sigurisht iu ka dhimtë e vërteta që kanë fol gjëra të pavërteta. Ato kanë shpifë për mu në këtë rast. Me njollos emrin tim, karrierën time është shumë e ulët”, është shprehur Behluli.

“Unë kam dashtë me iu falenderu nanës tem, jo me tregu historinë e nanës tem”, shtoi këngëtarja.

“Sahidja (e motrave Mustafa) ka lindur më 1974. Unë kam vjet karrierë sa ka vjet Sahidja. Nuk e kam ndërtu karrierën me skandale sa me marrë ide nga Sahidja. Kjo është shpifje me qëllim me njollos emrin dhe karrierën time. Qëllimi i tyre ka qenë me i bo këngës publicitet me emrin tem”, u shpreh Shyhrete Behluli.

Pas intervistës së këngëtares, motrat Mustafa kanë reaguar me një postim në rrjete sociale.

“Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne,nje realitet qe po i dhemb shume. Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin. Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore.

Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen,se me njerz te tille me e mire heshtja. Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paskavra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese.

Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet. Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres. Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes.

As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta. Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka…

E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund. Me respekt Sahide Mustafa!”