Valbona Selimllari KAPET me komentuesin: Kam pasur shumë rrespekt për ty, por ti mbështet “fikun”… (FOTO) – AlpeGossip
Valbona Selimllari KAPET me komentuesin: Kam pasur shumë rrespekt për ty, por ti mbështet “fikun”… (FOTO)

Valbona Selimllari KAPET me komentuesin: Kam pasur shumë rrespekt për ty, por ti mbështet “fikun”… (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Missi i parë shqiptar dhe shumë e dashur nga publiku, Valbona Selimllari ndodhej në Amifteatrin e Tiranës, tashmë të rikonstruktuar, nga ku ka publikuar foto.

“Faleminderit per gjithcka te bukur qe po i ndodh per dite Tiranes tone”, shkruan Valbona. Mirëpo në këtë postim të saj ka nisur sherri mes komentuesve e vetë Missit.

“Kom pas respekt per ty, po te perkrahesh fikun, i bie qe po perkrah super mashtrusin global”, i komenton një ndjekës.

“Petrit problemi yne me i madhe eshte se nuk dime te vlersojme e te jemi mirnjohes per gjithcka te mire qe na ndodh. Nese respekti yt per mua tundet se une jam mirnjohese, dhe vlersoj.. nuk me vjen keq qe e humb. Per fatin tend te mire dhe ti je pjese e ketij komuniteti dhe do i shijosh njesoj te mirat e perbashketa. Ndoshta me vone do i kuptosh ku qendron vertet vlera. Kalo mire”, i replikon Valbona.

“Te kam ndjekur me vite, dhe te vlersoj si njeri me kemb ne toke dhe modeste. Por tani duhet te flasim drejt, une jetoj jasht shqiperise per momentin, dhe kur flas me njerz ne shqiperi dhe thone, SKEMI BUK TE HAME! me vjen neveri per cdo gje tje qe behet siperfaqsore.

Njerezit duan pune, rroga te mira, duan vemendje shtresat ne nevoj, duan ti ndimosh duke i’u ardhur ne ndihme praktikisht dhe jo me shfaqje televizive. Fasadat nuk kan bere nje shtet te forte ekonomikisht!”, i komenton sërish ndjekësi.

“Petrit e dini ju se sa qendra sociale ka qe kujdesen per njrzit ne nevoj… mesa kuptoj nuk ke informacion, Une nuk dua fare tju imponohem por mendoj vertet qe duhet te fillojme ti vleresojme gjerat. Kalo bukur shoku”, i përgjigjet Valbona.

“Une nuk bej propogand une flas realitetin mjeran te vendit tone! Realitetin ku njoh qindra familje qe nuk kane mundesi te kalojne muajn me ushqime, nuk kane mundesi te paguajn ujn, dritat. Njoh njerz qe jane detyruar te lejn vendin, familjen nga vdekja totale e shpreses.Kam levizur ne Europe, bote dhe nuk kam pare kurre qe njerzit e ashtequajtur “njerz publik” te jene perkrahes te partive, por vetem larg tyre dhe kritik te ashper ndaj tyre. Nuk ka me shpres ne ate vend, ku rroga eshte 150 mij lek dhe kryetaret dhe politika e gjitha ne majen e luksit”, i komenton ndjekësi, por Valbona nuk i ka kthyer më përgjigje.