Si çdo sezon, dhe ky i kësaj vere u shoqërua me një larmishmëri trendesh. Një nga trendet që nuk mungon asnjë verë është ai i syzeve të diellit i cili këtë vit ka qenë tepër i përhapur.
Këtë sezon, VIP-et tona i kemi parë duke përdorur çdo lloj modeli që është në modë.
Le ti hedhim një sy atyre modeleve që kanë bërë namin këtë vit.
1.Syzet e mëdha
Syzet e mëdha janë perfekte dhe kurrë nuk dalin nga moda. Mund ti përdorni ato kur doni të mbuloni sytë tuaj përshkak të një makeup-i pak të rëndë dhe do të dukeni moderne pa u përpjekur shumë. Padyshim që këto syze do të ishin sërisht pjesë e trendeve të verës.
Dua Lipa Elvana Gjata
Lori Hoxha Elita Rudi
Luana Vjollca Kejvina Kthella
2.Syzet mbuluese
Këto të fundit nga ana tjetër u japin syve tuaj një mbrojtje të madhe, gjë që nënkupton se mbulojnë pjesën më të madhe të fytyrës. Ato janë të përbëra vetëm nga një pjesë e madhe materiali mbrojtës që përfshijnë të dy sytë dhe një pjesë të hundës.
Elvana Gjata Kejvina Kthella
Kida Tayna
3.Syzet me aksesorë zbukurues
Aksesorët dhe gurat e vendosur në syze i japin jë pamje më të ngarkuar dhe domosdoshmërishë tërheqin shumë vëmendje. Mesa duket ky sezon ka qenë i duhuri për këto syze sepse shumë personazhe i kanë përdorur. Nese e klasifikoni veten si persona ‘ extra’ atëherë duhet ti përdorni.
Elvana Gjata Françeska Jaçe
Kida
Era Istrefi
4.Syzet e vogla
Teksa vendin më të madh këtë verë e kanë zënë syzet e mëdha, dhe ato të vogla duket se kanë arritur të zënë një pjesë në këto trende. Këto syze janë modeste dhe lejojnë një pjesë më të madhe të fytyrës të duket. Mesa mund të shohim, dhe ky trend ka qenë mjaft i pëlqyer dhe i përhapur tek VIP-et tona.
Armina Mevlani Dhurata Dora
Elita Rudi Elvana Gjata
Lori Hoxha Marina Vjollca
Rita Ora Tuna Sejdi
5. Syzet me printe
Trendi i përdorimit të printeve të ndryshme të kafshëve u bë tepër i qartë që tek veshjet kështuqë nuk kishte si të mungonte as tek syzet këtë vit. Mesa duket përveç se i kanë përdorur në veshje dhe bikini, VIP-at shqiptar i kanë preferuar këto printe dhe tek syzet.
Armina Mevlani Dua Lipa Elvana Gjata
6.Syzet rrumbullake
Nëse format e mprehta të syzeve ose ato mbuluese nuk ju pëlqejnë, atëherë ka diçka për ju në trendin e këtij viti. Syzet rrumbullake. Ky model ka qenë tepër i përhapur dhe i preferuar kështuqë ju sygjerojmë dhe juve ti keni një palë.
Kejvina Kthella Sara Hoxha Tuna Sejdi
/AlpeNews.