ZBULOI SE KA PROBLEME ME SHËNDETIN/ Fedez i nënshtrohet operacionit – AlpeGossip
ZBULOI SE KA PROBLEME ME SHËNDETIN/ Fedez i nënshtrohet operacionit

ZBULOI SE KA PROBLEME ME SHËNDETIN/ Fedez i nënshtrohet operacionit

Këngëtari i njohur italjan Fedez ka bërë me dije pak ditë më parë se ka një problem shëndetësor, të cilin për fat të mirë, e kanë kapur në kohën e duhur.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, artisti ndau lajmin me të gjithë, duke thënë se do ta tregonte këtë histori kur të jetë gati.

“Fatkeqësisht, më gjetën një problem shëndetësor, por për fat të mirë u gjet në kohë, i cili përfshin një rrugë të rëndësishme që do të më duhet të ndjek dhe që gjithashtu kam dëshirë ta tregoj. Jo tani, jo në këtë kohë kur kam nevojë të mbaj familjen time.”

Ndërkohë, është bërë me dije se Fedez është operuar në spitalin San Raffaele në Milano, ndonëse nuk dihet se për çfarë dhe në çfarë gjendje është, siç konfirmohet për “Fanpage”.

Reperi në një ‘story’ në Instagram kishte shpjeguar se dita e djeshme do të ishte një ditë e rëndësishme për problemet e tij shëndetësore, ku i referohej operacionit.

“Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shkruar në këto ditë, duke derguar kaq shume pozitivitet”, – shkroi Fedez – .Faleminderit gruas sime qe me eshte gjithmonë pranë ditë e natë, faleminderit familjes dhe miqve të mi që kanë bërë gjithcka për të mbajtur moralin lart. Faleminderit dy yjeve tanë që ia dalin të krijojnë magji pa edhe duke e kuptuar: më japin forcë të përballoj të gjitha këto.”