“JO TË GJITHË MERITOJNË MIRËSINË TËNDE”/ Khloe Kardashian reagon pas ditëlindjes se vajzës – AlpeGossip
“JO TË GJITHË MERITOJNË MIRËSINË TËNDE”/  Khloe Kardashian reagon pas ditëlindjes se vajzës

“JO TË GJITHË MERITOJNË MIRËSINË TËNDE”/ Khloe Kardashian reagon pas ditëlindjes se vajzës

Khloe Kardashian ka tërhequr gjithmonë vëmendjen pas skandalit të tradhtisë së ish-partnerit të saj. Së fundmi Tristan Thompson u shfaq në ditëlindjen e parë të vajzës së tij, ndërkohë që 34-vjeçarja zgjodhi të mos reagonte negativisht për hir të vogëlushes.

Megjithatë pas ditës së rëndësishme së True, Khloe publikoi disa shprehje në llogarinë e saj në ‘Instagram’, në të cilat shkruhej: “Mos i trajto njerëzit me mirësi, lëri ata në heshtje sepse jo të gjithë e meritojnë vëmendjen tënde”.

Burime pranë ‘Hollywoodlife’ treguan gjithashtu se ajo donte që Thompson të ishte prezent në festë për vajzën e tij dhe jo për të. Pas lajmit se ai u puth më shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Khloe është shprehur se nuk mund ta falë më.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Tristan është akuzuar për tradhti ndaj ish-bashkëshortes së tij.