NË PRITJE TË FËMIJËS SË 4/ Moderatorja shqiptare surprizohet në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
NË PRITJE TË FËMIJËS SË 4/ Moderatorja shqiptare surprizohet në mes të emisionit (VIDEO)

NË PRITJE TË FËMIJËS SË 4/ Moderatorja shqiptare surprizohet në mes të emisionit (VIDEO)

Në fund të vitit që lamë pas moderatorja e njohur e emisionit “Histori dashurie”, Ermira Çausholli dha lajmin e bukur që është në pritje të fëmijës së katërt. Ajo është aktualisht nënë e 3 vajzave dhe pritet që shumë shpejt të mbaj në krahë vajzën e 4.
Ermira nuk kishte organizuar një baby shower për vogëlushen e saj dhe për këtë arsye familja e moderatores kishin zgjedhur që ta surprizonin atë publikisht me një festë.

Vajzat e saj dhe bashkëshorti kishin zgjedhur emisionin “Familja” që të surprizonin Ermirën. Ata kishin mbledhur njerëzit më të afërt të moderatores dhe kishin përgatitur një festë ku ambient ishte i gjithi i zbukuruar me rozë. Në momentin që Ermira ka arritur ka ngelur e shtangur nga kjo surprizë dhe nuk ka mundur të mbaj dot lotët.