NJË LAJM I MIRË/ Nga janari, rikthehet spektakli i njohur i Top Channelit – AlpeGossip
NJË LAJM I MIRË/ Nga janari, rikthehet spektakli i njohur i Top Channelit

NJË LAJM I MIRË/ Nga janari, rikthehet spektakli i njohur i Top Channelit

Nga muaji janar në Top Channel do të rikthehet spektakli i njohur i talenteve “Top Talent” me sezonin e tij të tretë. Lajmin e bën të ditur Top Channel duke njoftuar se ky sezon do të jetë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, instrumentistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për herë të parë publiku do të jetë aktiv me votat e tyre në transmetimin live stream në kanalin e Top Channel në Youtube, ku me ane të chat-it në live stream do të shkuajnë emrin e konkurrentëve që preferojnë dhe konkurrentët që do të marrin sa më shumë vota do të jenë automatiksht konkurrent në sezonin e tretë.

Ditën e shtunë dhe të diel në oren 10:00 do të realizohen audicionet e para të përgjithshme, të cilat do të transmetohen në live stream në kanalin e Top Channel në Youtube.

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e sezonit të tretë dhe që nuk kanë mundur të aplikojnë, Top Talent në datat 16,17,18 dhjetor do të rihapë aplikimet në website e Top Channel.

Sezoni i ri do të sjellë ndryshim edhe në strukturën e programit, në prezantim dhe në emrat e jurisë.