NGJASHMËRI E PABESUESHME/ Rudina Dembacaj gjen sozinë e saj (FOTO) – AlpeGossip
NGJASHMËRI  E PABESUESHME/ Rudina Dembacaj gjen sozinë e saj   (FOTO)

NGJASHMËRI E PABESUESHME/ Rudina Dembacaj gjen sozinë e saj (FOTO)

Aktorja e mirënjohur e humorit Rudina Dembacaj, e cila drejton emisionin “Mos i fol shoferit” është shumë aktive në rrjetin social të instagramit. Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi nga përditshmëria ku nuk mungon rrethi shoqëror dhe familja.

Çfarë ka tërhequr vëmendje këtë të enjte është një foto e postuar në Instastoryn e aktores. Me anë të një fotoje dyshe, ku shfaqet vetë Rudina dhe një vajzë e quajtur Adelina, ajo na ka njohur me sozinë e saj. Vajza në fjalë ka vërtetë një ngjashmëri të pabesueshme me Rudinën.

Është po i njëjti vështrim, e njëjta buzëqeshje, çdo tipar përputhet në mënyrën më të mirë të mundshme, madje dhe pozicioni në foto është i njëjtë. Aktorja e humorit në mbishkrimin e fotos është treguar modeste duke thënë se ndonëse Adelina është më e bukur, ato të dyja ngjajnë shumë.