“VËMËNDJEN E MORI…”/ Luana nuk i kursen kunjat ndaj Arbana Osmanit dhe Big Brother VIP – AlpeGossip
“VËMËNDJEN E MORI…”/ Luana nuk i kursen kunjat ndaj Arbana Osmanit dhe Big Brother VIP

“VËMËNDJEN E MORI…”/ Luana nuk i kursen kunjat ndaj Arbana Osmanit dhe Big Brother VIP

Përpara se Arbana të konfirmonte prezantimin e Big Brother VIP, mediat zienin duke aluduar se për këtë vend po konkurronin Luana Vjollca dhe Arbana Osmani.
Luana dje, konfirmoi në Instagramin e saj largimin nga Top Channel dhe keqardhjen që nuk do drejtojë më “Shiko Kush Luan”, por nuk mjafton me kaq.

Prej ditësh në portalin e Luanës, hidhen kunja mbi Arbanën dhe produksioni të Big Brother VIP. Normalisht që lajmet nuk shkruhen nga vetë Luana, por gjithsesi është portal në pronësi të saj.

ajo çfarë ra në sy ishte një lëvizje mjaft e zgjuar për të tërhequr vëmendje në një moment që emisioni “Shiko Kush LUAN” kërkohet në masë nga publiku”,- shkruhet në një prej lajmeve të portalit të Luanës

“Epo vëmendjen e mori skena e “Shiko Kush LUAN” në storyt e Arbanës, ndërsa më pas një tjetër postim na tregoi skenën e vërtetë të “Big Brother VIP” që sërish ishte skena gjigante e programit “Take Me Out”, që sërish ishte nën autorësinë e Luana Vjollcës.”

Kujtojmë se Arbana u pyet në lidhje me Luanën dhe ajo nuk preferoi as të pohonte dhe as të mohonte rreth kësaj çështje:

Nuk merrem me muhabete portalesh. Duhet ditur që nuk merrem me këto gjëra. Nuk kam asgjë për të thënë,- tha ajo në lidhje me aludimet për një zënkë midis saj dhe Luanës.