BEFASON SONILA MEÇO/ Del me pizhame në TV. Moderatorja nuk i di emrin e emisionit – AlpeGossip
BEFASON SONILA MEÇO/ Del me pizhame në TV. Moderatorja nuk i di emrin e emisionit

BEFASON SONILA MEÇO/ Del me pizhame në TV. Moderatorja nuk i di emrin e emisionit

Në një debat shumë konstruktiv, para se të niste lidhja me Sonila Meçon, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli s’binin dot dakord në emri i emisionit të gazetares, Tempora, shqiptohet me theks te e-ja, apo a-ja. Prandaj, pyetën të zonjën e punës.

Sonila vë duart në kokë dhe habitet që theksi diskutohet ende, sepse do të thotë që programi s’e ka realizuar qëllimin.

Sonila shpjegon se theksi bie te e-ja, pra Témpora dhe e zgjodhi si fjalë sepse përmbante edhe “ora” brenda, që korrespondon me emrin e televizionit ku transmetohet. Aspak rastësisht, Tempora, nga latinishtja, është shumësi i fjalës kohë, periudhë. Ç’kopsitje.

Shkurtimisht pasi mëson si shqiptohet fjala, Arjola e pyet “për sezonin e ri të Tempórës.” Sërish gabim. Sonila e korrigjon për herë të fundit dhe i premton se do ta kthejë emisionin në të përditshëm, “thjesht që t’i mësosh emrin tamam, Arjola!”

Arjola çuditet që e tha sërish gabim, por s’i vëmë shumë faj. Në shqip, fjalëve bie zakonisht theksi në rrokjen e parafundit dhe na është mësuar veshi që edhe fjalët në gjuhë të tjera t’i trajtojmë njësoj.

I gjithë ndërveprimi kaloi me sportivitet, aq më tepër mes miqsh të mirë si Sonila, Arjola dhe Kelvi.

Sidoqoftë, për herë të fundit. Tém-po-ra.

(min. 3:00)