Reperi Capital T është nderuar me titullin ‘Skenderbe’ dhe Mirënjohjen e Qytetit të Krujës.
Reperi është ndjerë shumë i vlerësuar me këtë mirënjohje të ndarë nga qyteti që ai e ka vizituar shumë shpesh prej kur ka qenë fëmijë.
Capital T me anë të një postimi ka shpërndarë shumë fotografi nga ky qytet, fotografi këto të bëra ndër vite, shkruan Gazeta Express.
E ndër këto fotografi është edhe një foto shumë e lezetshme e reperit kur ishte fëmijë.
Kujtojmë se Trimi ka realizuar videoklipet e një nga hiteve më të mëdha në karrierën e tij, atë të këngës ‘Hatixhe’, pikërisht në Krujë.
Reperi po bëhet gati edhe për koncertin e madh që do të mbajë në Shqipëri, në Sheshin Nëna Terezë në Tiranë, më 19 shtator.