Në Indi zhvillohen ritualet më të pazakonta që kemi dëgjuar ndonjëherë.

Një video që është bërë virale tregon fëmijët që qajnë pasi janë vendosur mbi jashtëqitjen e lopëve.

Ky ritual bëhet në festivalin e quajtur Govardhan Puja. Fëmijët vendosen në mes të një vendi që është i mbushur me jashtëqitje lope pasi konsiderohet si fat i mirë.

Shpresohet se fëmijët të kenë shëndet të mirë dhe të mbrohen nga sëmundjes për shkak të lutjeve dhe ritualit.

Jashtëqitja e lopëve është zbukuruar nga fshatarët me lule të verdha dhe portokalli.