NGA POZAT NUDO, AKTORE E DERI TEK ROLI SI MODERATORE/ Karriera e Beniada Nishanit përmes fotove – AlpeGossip
NGA POZAT NUDO, AKTORE E DERI TEK ROLI SI MODERATORE/ Karriera e Beniada Nishanit përmes fotove

NGA POZAT NUDO, AKTORE E DERI TEK ROLI SI MODERATORE/ Karriera e Beniada Nishanit përmes fotove

Modelja e njohur Beniada Nishani është një nga emrat më të lakuar në Shqipëri. Ajo fitoi simpatinë e publikut me pjesëmarrjen e saj në ‘’Big Brother Vip’’. Nishani mori vëmendjen gjatë qëndrimit në shtëpi me pozitivtetin, të folurën e shkujdesur shqipe dhe spontanitetin e saj.

Ditën e sotme modelja ka postuar në llogarinë e saj Instagram një album me foto që personifikojnë hapat në karrierën e modeles.

‘’Disa nga fotot më domethënëse të karrierës time, çdo foto fsheh një kujtim, unik dhe special.Nja fragment i pavdekshëm i jetës sime, #unë’’, ka shkruar Beniada.

31 – vjeçarja u bë e njohur në Itali me daljen e saj në emisionin investing ‘’La lene’’ (Hienat) të Mediset, por është komentuar gjërë e gjatë në Shqipëri si mbesa e ish-presidentit, Bujar Nishani. Ish-banorja e Big Brother Vip ka pozuar për fotografët më e emër në Itali mes të cilëve Alberto apo Enrico Riçiardi.

Ajo iu dedikua studimeve për aktrim të fituar role në kinematografinë italiane. Në vitin 2013 ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Italia”, nga i cili ka dalë me fashën e “Miss Ravenna 2013”. Modelja gjithashtu ka pozuar edhe për revista presigjoze si ajo e ‘’Playboy’’. . Beniada Nishani ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Silvio Berlusconi-t.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP” Beniada Nishani është bërë pjesë e një emisioni sportiv.