Streçet janë pjesë e çdo kombinimi të rehatshëm, nuk ka rëndësi në ç’stinë ndodhemi: do të duam t’i veshim përgjithmonë. Sidomos në ditë si këto, kur moti është ende në fazë tranzicioni dhe shiu mund të nisë krejt papritur.
Sa herë që s’dimë ç’të veshim dhe s’kemi energji për t’u menduar gjatë, një xhaketë dhe një palë streçe janë shpëtim! Nuk do të dukeni kurrë keq, por ideja është ta bëni pak më interesante kombinimin më të rehatshëm në botë. Se si, jua tregojmë tani!
1. Një xhaketë bezhë, streçe dhe çizme të shkurtra
2. Xhaketë lëkure + shapka me pak takë
3. Xhaketë të gjatë, rrip mesi dhe shapka me gisht sepse, pse jo?
4. Xhaketë me kuadrata, streçe, këpucë të sheshta
5. Streçe, xhaketë krem dhe çizme të gjata
6. Bluzë me vija, xhaketë lëkure dhe streçe!
Burimi:Who What Wear