“DHURATA M E BUKUR…”/ Selvija po përgatitet të veshë fustanin e bardhë të nusërisë! Ja kur martohet me Shpatin – AlpeGossip
“DHURATA M E BUKUR…”/ Selvija po përgatitet të veshë fustanin e bardhë të nusërisë! Ja kur martohet me Shpatin

“DHURATA M E BUKUR…”/ Selvija po përgatitet të veshë fustanin e bardhë të nusërisë! Ja kur martohet me Shpatin

Shpat Kasapi ishte i ftuar për herë të parë në një intervistë me partneren e tij, Selvijen në emisionin “Roped With Olsi”. Çifti tregoi detaje të shumta nga lidhja e tyre, që nga njohja e deri tek planet për fëmijë.

Selvija rrëfeu se me Shpatin është njohur për herë të parë kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, rrëfeu Selvija.

Gjithashtu ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me nënën e Shpatit. Selvija tha se vjehrrën e ka si shoqe të ngushtë dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në lidhjen me këngëtarin.

“Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”, tregoi Selvija.

Duke qenë gjithçka në rregull, çifti është gati të hedhë edhe një hap tjetër akoma më të madh në marrëdhënien e tyre.

Shpati dhe Selvija do të martohen shumë shpejt dhe këtë na e zbuloi aktori i humorit, Rezart Veleshnja.

Ai ka festuar sot 35-vjetorin dhe tregon se dhurata më e bukur për ditëlindje ishte lajmi që ata do të martohen më shpejt se ç’e presim.

“Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin, që ju do martoheni shumë shpejt! Rrofsh vëllai im Shpat, Selvija je motër”- shkruan Rezarti.

S’dihet nëse përgatitjet për dasmën kanë filluar, mirëpo duket se Selvija do të veshë shumë shpejt fustanin e bardhë të nusërisë!