ÇFARË PO NDODH? Shqipja bëhet bashkë me Andin dhe Melisën (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Shqipja bëhet bashkë me Andin dhe Melisën (VIDEO)

ÇFARË PO NDODH? Shqipja bëhet bashkë me Andin dhe Melisën (VIDEO)

Nëse nuk keni qenë të azhornuar me historinë “Melisa – Andi”, po ju sjellim ç’ka ndodhur së fundmi:
Shqipja deklaroni në një video live se Andi dhe Melisa janë bashkë. Lajmi bëri bujë në portale.
Shqipja vazhdon të flasë e bindur për lidhjen e tyre. Madje thotë se ata bashkëjetojnë në një intervistë në Top Albania Radio.
Melisa i mohon deklaratat e Shqipes dhe të gjithë fotot që qarkullonin në rrjet ku fansat kishin kapur detaje të përbashkëta të saj me Andin.
Historia vazhdon kur Melisa largohet nga “Përputhen”, gjë që hodhi dyshimet se ajo dhe Andi vërtet janë bashkë e për ta fshehur Melisa bëri këtë lëvizje.
Për të shuar thashethemet Melisa dhe Andi dalin për kafe dhe e tregojnë publikisht se është një kafe miqësore.
Tani si për çudi, kafes i bashkohet edhe Shqipja. Në një video të postuar në Tik Tok, shihet Melisa në kafe me Andin dhe në fund dëgjohet edhe zëri i Shqipes. Kjo ka nxitur komentuesit të pyesin se çfarë do Shqipja me ta pas kaq shumë deklaratave. Këtë nuk e dimë dhe mbetet të na e thotë ish-konkurrentja.