NUK E PËRBAJTËN DOT VETEN/ Atdheu dhe Sara puthen që në takimin e parë (VIDEO) – AlpeGossip
NUK E PËRBAJTËN DOT VETEN/ Atdheu dhe Sara puthen që në takimin e parë (VIDEO)

NUK E PËRBAJTËN DOT VETEN/ Atdheu dhe Sara puthen që në takimin e parë (VIDEO)

Disa ditë më parë, , emisionit “Për’puthen” iu bashkua një konkurrente e re. Vajza, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen për shkak të stilit ekstravagant quhej Sara Malaj, një 22-vjeçare që jetonte në Athinë.

Shumëkujt, portreti në fjalë mund t’i jetë dukur familjar dhe jo më kot. Kjo nuk është hera e parë që e shihni vajzën! Ju thotë gjë kënga “Dirty Wine”? Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes vetë Sarës dhe Don Phenom-it

Sara Malaj do të ftohej në 2018-ën në “Zonë e lirë”, ku do të fliste për sherrin virtual me këngëtaren Baby G, me të cilën shkëmbeu disa mesazhe, madje edhe u kërcënua nga kjo e fundit.

Asokohe, 22-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e portaleve për shkak të fotografive joshëse.

Sara ka realizuar takimin e parë me Atdheun, takim i cili u transmetua sot në “Për’puthen”.

Afrimiteti i tyre tërhoqi vëmendje të madhe dhe të gjithë u shprehën se vunë re një shkëlqim në sytë e Atdheut, të cilin e kishte pasur vetëm në takimet me Anën e parë.

Aq mirë shkuan gjërat mes çiftit, sa dy konkurrentët i dhuruan njëri-tjetrit edhe puthje në buzë!

Në fakt, puthja erdhi si “dënim” për Sarën, e cila nuk qëlloi në shenjë gjatë qitjes, ndërsa Atdheu po. Për më tepër, ndiqeni vetë këtë moment.

VIDEO