U ELEMINUA PAK KOHË MË PARË NGA “LOVE STORY”/ Por ja ku do e shohim së shpejti Arianën: Po merrem… – AlpeGossip
U ELEMINUA PAK KOHË MË PARË NGA “LOVE STORY”/ Por ja ku do e shohim së shpejti Arianën: Po merrem…

U ELEMINUA PAK KOHË MË PARË NGA “LOVE STORY”/ Por ja ku do e shohim së shpejti Arianën: Po merrem…

Disa javë më parë, “princi i kaltër” i “Love Story” eleminoi Ariana Shabanin nga vajzat konkurrente për të fituar zemrën e tij.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka falenderuar të gjithë personat që e mbështetën, Ariana tregoi se rrugëtimi i saj nuk mbyllet këtu, por sapo ka nisur.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet dhe komentet e pafundme që kam marr që nga fillimi i këtij rrugëtimi e deri sot! Jam mirënjohëse të gjithë stafit, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe mbështetësve të mi! Jam shumë e lumtur që kam fituar simpatinë dhe zemrën e mijëra njerëzve dhe ju premtoj që rrugëtimi im nuk ka mbaruar, përkundrazi sapo ka filluar”- ka shkruar Ariana.

Në fakt, fjalët e saj janë vërtetuar shumë shpejt. Ish-konkurrentja ka realizuar një intervistë për “Daily Love Story” dhe ka treguar se së shpejti do ta shohim në ekran.

Ajo zbuloi se po punon për disa projekte, ndërsa njëri prej tyre do të jetë një film.

Mirëpo se për çfarë bëhet fjalë, s’e ka treguar ende.

“Po merrem me disa projekte të tjera. Po merrem me profesionin tim, me kërcimin dhe po merrem me një film, ku do jem aktore”- është shprehur Ariana Shabani.