NË pritje të fëmijës së parë / Erion Veliaj zbulon “TEKAT” e Ajolës: Kush nuk është… – AlpeGossip
NË pritje të fëmijës së parë / Erion Veliaj zbulon “TEKAT” e Ajolës: Kush nuk është…

NË pritje të fëmijës së parë / Erion Veliaj zbulon “TEKAT” e Ajolës: Kush nuk është…

Vetëm dy muaj kohë kanë mbetur nga dita kur Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj do të bëhen prindër për herë të parë.

E ndërsa, Ajola është në pritje të ëmbël, Veliaj ka ndarë me publikun emocionet dhe ndjesinë që nuk e ka provuar më parë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena, tregoi si u ndje kur mësoi lajmin se do të bëhej baba:

“Ndjesia më e bukur që kam pasur ndonjëherë në jetë. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë një ndjesi më të bukur”, tha ai.

I pyetur për emrin e bebes që do të vijë së shpejti në jetë, Veliaj tha se: “Jemi në një listë të shkurtër, por akoma nuk e kemi ndarë. Kemi edhe dy muaj kohë”.

Megjithatë ai ndau dhe një tjetër detaj sa i përket shtatzënisë së Ajolës, si për shembull ushqimin e saj të preferuar:

“Ushqimi i preferuar i saj është spinaqi, kështu që kush nuk është akoma shtatzënë, të përgatitet për shumë spinaq…”rrio

Megjithatë ai ndau dhe një tjetër detaj sa i përket shtatzënisë së Ajolës, si për shembull ushqimin e saj të preferuar:

“Ushqimi i preferuar i saj është spinaqi, kështu që kush nuk është akoma shtatzënë, të përgatitet për shumë spinaq…”