“NUK E KONTROLLOJ DOT VETEN”/ Fifi dhe Beniada sqarohen me njëra-tjetrën – AlpeGossip
“NUK E KONTROLLOJ DOT VETEN”/ Fifi dhe Beniada sqarohen me njëra-tjetrën

“NUK E KONTROLLOJ DOT VETEN”/ Fifi dhe Beniada sqarohen me njëra-tjetrën

Teksa banorët kanë më shumë se sa 3 ditë që kanë nisur rrugëtimin brenda shtëpisë së “Big Brother”, izolimi duket se ka nxitur edhe “përplasjet” e para.
Këngëtarja Fifi ka debatuar me disa prej konkurentëve të tjerë përgjatë këtyre ditëve dhe shkak janë bërë ushqimi, pastërtia apo rregulli brenda shtëpisë.
Gjatë spektaklit të kësaj të premteje, ishte opinionisti Arbër Hajdari i cili i sugjeroi Fifit të ishtë pak më e qetë dhe të kontrollonte komunikimin mes banorëve pasi shpesh herë gjuha e përdorur ka patur nota agresiviteti.  Këngëtarja i kërkoi falje  banorëve për këtë fakt por nuk e la me kaq…
Ajo ka diskutuar veçmas edhe me Beniadën teksa i shprehu se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e presionit brenda shtëpisë dhe nga diversiteti i karaktereve që ndodhen aty brenda.

E kam mendjen të shpërndarë në shumë vende dhe pastaj nuk mund ta kontrolloj dot veten…ti më je dukur gjithnjë e tërhequr në atë botën tënde“, i tha ajo Beniadës teksa kjo e fundit nuk nguroi të sqaronte çdo keqkuptim të mbartur.
Ashtu e kam karakterin do përpiqem ta përmirësoj, edhe vështirësitë me gjuhën shqipe më kanë bërë të jem më e tërhequr“, u shpreh ajo.