“ASKUSH S’E DINTE KU DO TË ARRIJA”/ Aurela Gaçe feston përvjetorin special (VIDEO) – AlpeGossip
“ASKUSH S’E DINTE KU DO TË ARRIJA”/ Aurela Gaçe feston përvjetorin special (VIDEO)

“ASKUSH S’E DINTE KU DO TË ARRIJA”/ Aurela Gaçe feston përvjetorin special (VIDEO)

Dita e djeshme ishte tepër speciale për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe. E njohur për talentin e padiskutueshëm, për energjinë dhe pasionin që ka dhuruar ndër vite në skenat shqiptare, këngëtarja ka ndarë pak orë më parë përjetimet e 25 viteve në skenën e ‘Festivalit të RTSH-së’. Aurela i ka emocionuar të gjithë me dedikimin e veçantë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë gjithë karrierës së saj, bashkangjitur një videoje të vjetër nga performanca e parë në festivalin e madh.

“Festoj 25 vjetorin, në skenën e festivalit të madh domethënë, se mos ngatërrohemi. A mundem t’i falenderoj mjaftueshëm ato njerëz që besuan në ëndrrën time akoma pa e filluar? Asnjëherë. Gjithmonë ndihem borxhlie ndaj familjes time (xhaxhallarë e teze e deri kushërinj që më hapen dyert, të jetoja me ta çdo vit, nga dy-tre muaj. Qysh nga mosha 4 vjeç e gjysmë deri në adoleshencë, pasi ishte rrugëtim i gjatë që në fëmijëri, e megjithëse familja ime jetonte në fshat, sakrifica bëhej e dyfishtë edhe për familjarët e tjerë që duhet të më mbanin, të më çonin e të merrnin nga provat, përditë, derisa mbaruan edhe festivalet e fëmijëve)… edhe ja, erdha në Festivalin e Madh…1993. Përsëri familja ime u bë mbështetja më e madhe.

Hapën dyert, jo një ditë, jo një muaj, por me vite, derisa mami e babi im erdhën pranë meje në kryeqytet. Jam gjithmonë mirënjohëse për çdo sakrificë që kanë bërë për mua e për atë, ëndrrën time… Askush nuk e dinte se ku do të arrija, e nëse ndonjëherë do të arrija diçka… por ata thjeshtë më ndihmuan. Vlera e tyre njerëzore më ka bërë edhe më të ndjeshme, më ka bërë të kujtoj gjithmonë nga vij e si erdha deri këtu. Faleminderit Familja. Ju dua më shumë seç fjalët mund ta shprehin”,-shkruan Aurela.

View this post on Instagram

Festoj 25 vjetorin 🙈🙈.. —– Ne skenen festivalit te madh dmth, se mos ngaterrohemi😋. — A mundem t'i falenderoj mjaftueshem ato njerez qe besuan ne endrren time akoma pa e filluar? Asnjehere . Gjithmone ndihem borxhlie ndaj familjes time ( xhaxhallare e teze e deri kusherinj qe me hapen dyert ,te jetoja me ta cdo vit, nga dy -tre muaj ( qysh nga mosha 4 vjeç e gjysem deri ne adoleshence,pasi ishte rrugetim i gjate qe ne femijeri, e megjjithese familja ime jetonte ne fshat, sakrifica behej e dyfishte edhe per familjaret e tjere qe duhet te me mbanin, te me çonin e te merrnin nga provat, perdite ,deri sa mbaruan edhe festivalet e femijeve) .. … —– edhe ja, erdha ne Festivalin e Madh …1993. Perseri familja ime u be mbeshtetja me e madhe. Hapen dyert , jo nje dite, jo nje muaj, por me vite, derisa mami e babi im erdhen prane meje ne kryeqyet. —- Jam gjithmone mirenjohese per cdo sakrifice qe kane bere per mua e per ate ,endrren time. . Askush nuk e dinte se ku do te arrija ,e nese ndonjehere do te arrija dicka….. por ata thjeshte me ndihmuan. Vlera e tyre njerezore me ka bere edhe me te ndjeshme, me ka bere te kujtoj gjithmone nga vij e si erdha deri ketu . . —- Faleminderit Familja . Ju dua me shume sec fjalet mund ta shprehin.. ______ #Pegaso #Gazmend Mullai @denadabare

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

Kënga me të cilën Gaçe u ngjit në skenë në ’93-in titullohej ‘Pegaso’. Në video bie në sy look-u i veçantë i Aurelës, e cila shpjegon se kostumin që kishte veshur e ka marrë borxh. Sigurisht nuk mund të mungonin modifikimet e saj në stil për ta bërë origjinale, siç bën ende sot.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë vetvetja, gjithmonë e preferuara e publikut, sot dhe dekada të shkuara.