“REBELËT” E SHTËPISË “VIP” PËRFUNDOJNË DËNIMIN/ Bashkohen me pjesën tjetër të banorëve – AlpeGossip
“REBELËT” E SHTËPISË “VIP” PËRFUNDOJNË DËNIMIN/ Bashkohen me pjesën tjetër të banorëve

“REBELËT” E SHTËPISË “VIP” PËRFUNDOJNË DËNIMIN/ Bashkohen me pjesën tjetër të banorëve

‘’Big Brother” ka vendosi që të dënojë katër prej banorëve të cilët gjatë javës së shkuar kanë thyer rregulla të rëndësishme të shtëpisë.
Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi ”vuajtën dënimin” e tyre në një pjesë të shtëpisë, përtej luksit dhe pa asnjë komunikim me banorët e tjerë.

Përshtatja me kushtet e reja të jetesës ishte jo e lehtë për banorët ‘’rebelë’’ por përgjithësisht ata e shfrytëzuan këtë kohë dhe mundësi për të për të komentuar sjelljen e disa prej banorëve të tjerë dhe gjithashtu të diskutonin për rolin e tyre në shtëpinë më të famshme.

Pas rreth 48 orësh që qëndruan së bashku, ‘’Vëllai i Madh’’ vendosi që t’i bashkojë me pjesën tjetër të banorëve dhe t’i rikthejë të gjitha benefitet e mëparshme.

Urojmë që banorët të kenë nxjerrë një mesazh dhe të jenë më të kujdesshëm për të rrespektuar rregullat në vazhdim.