Pak ditë më parë, me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, ish-banorja e shumë komentuar e “Big Brother”, Xheni Mhillaj njoftoi se ka filluar punë të re.
Ajo shfaqej në një zyrë para kompjuterit dhe me disa fletë, megjithatë nuk bënte të ditur çfarë punonte konkretisht.
Këtë e ka zbuluar sot duket postuar një foto tjetër gjatë punës ku lë të kuptohet se punon recepsioniste pasi shihet e ulur para derës dhe me aparatin telefonik para.
Kujtojmë që në një intervistë pak kohë më parë Xheni u shpreh se do dëshironte të bëhej modele dhe herë pas here punon edhe në sete fotografike.