NUK E PRISNIM/ Një vit pasi u bashkua me Ermalin, Rezarta Shkurta bën atë që nuk na e merrte mendja - AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Një vit pasi u bashkua me Ermalin, Rezarta Shkurta bën atë që nuk na e merrte mendja

NUK E PRISNIM/ Një vit pasi u bashkua me Ermalin, Rezarta Shkurta bën atë që nuk na e merrte mendja

Një vit më parë, Ermal Hoxha doli nga qelia dhe më në fund u ribashkua me bashkëshorten e tij Rezarta Shkurta dhe vajzën Hera. Gjatë kësaj periudhe çifti ka qenë më bashkë se kurrë dhe Rezarta nuk ka ngurruar që të ndaj çdo moment familjar me fansat.

Së fundmi, ata kanë qenë me pushime dhe gjithashtu u përfol se Rezarta ishte në pritje të ëmbël, mirëpo këngëtarja e hodhi poshtë duke treguar se thjesht ka shtuar disa kile. Së fundmi, Rezarta ka habitur të gjithë fansat teksa ka zbuluar nëpërmjet një postimi se ka hapur një adresë të re në Instagram.

Adresa e saj e re quhet, Rezi Shkurta, mirëpo të gjithëve u ka rënë në sy ndryshimi që ka bërë Rezarta. Ajo në bio për herë të parë ka vendosur mbiemrin e bashkëshortit të saj Hoxha, duke treguar kështu se marrëdhënia e tyre po forcohet nga dita në ditë.