“NUK KENI FAJ QË MË AKUZONI”/ Adelina Tahiri mohon operacionet plastike me fjalinë më origjinale – AlpeGossip
“NUK KENI FAJ QË MË AKUZONI”/ Adelina Tahiri mohon operacionet plastike me fjalinë më origjinale

“NUK KENI FAJ QË MË AKUZONI”/ Adelina Tahiri mohon operacionet plastike me fjalinë më origjinale

Adelina Tahiri është ndër personazhet e famshëm shqiptar, për të cilët fansat dyshojnë se ka realizuar disa operacione plastike! Gjatë një video live në profilin e saj në “Instagram” ditën e sotme, fansat nuk harruan t’ia rikujtojnë se ka qënë më e bukur kur nuk kishte vendosur të ndryshojë asgjë në fytyrë, ndërsa tani është transformuar.

Mirëpo, këngëtarja nuk zgjodhi ta anashkalojë këtë koment dhe iu përgjigj duke ritheksuar se në asnjë moment nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë.

E për t’ua vërtetuar këtë, Adelina e afroi edhe më shumë kameran në fytyrë duke tentuar t’i bindte. Gjithashtu, ajo theksoi se në flokë nuk ka extension pasi flokët e saj janë më të shëndetshme pas shtatzënisë.

“Nuk keni faj që më akuzoni. E gjithë estrada është mbushur me operacione” – u shpreh Adelina Tahiri.