Një nënë e vetme u gjet e vdekur pranë djalit të saj 13-vjeçar, pasi ranë nga një dritare e katit të nëntë.
Elena Oldenburg, 30 vjeçe, nuk mund të përballonte shpenzimet për blerjen e një karroce për djalin e saj me paralizë cerebrale.
Ajo dyshohet se u hodh nga lartësia në rajonin jugor të Rusisë, Samara Oblast, në qytetin e Tijatit.
Sipas mediave lokale, nëna ishte lodhur nga kujdesi për djalin e saj dhe vendosi të ndërmerrte aktin ekstrem për shkak të situatës së tyre gjithnjë e më të vështirë.
Çrregullimi neurologjik për gjithë jetën, nënkupton gjithashtu se nëna e divorcuar duhet të merrte djalin e saj kudo që të shkonte.
Trupi i nënës dhe fëmijës së saj u identifikuan nga mediat vendase pasi u gjetën pranë bllokut të tyre të banesave rreth orës 10:00.
Një fqinj i tha medias lokale: ‘Ajo nuk kishte një karrocë dhe gjithmonë i duhej të mbante atë (Misha) në krahët e saj”.
“Ajo gjithmonë e përqafonte të birin. Ajo ishte e qetë dhe nuk i bërtiste kurrë djalit. Asnjëherë nuk u ankua për asgjë”.