Bleona Qereti së fundmi ka qenë më aktive se kurrë. Fundjavën e kaluar ajo pushtoi titujt kryesorë në median online rozë shqiptare. Gjithmonë provokuese dhe shpesh herë një hap para shumë vajzave të tjera të famshme në showbiz-in shqiptar, përsa i përket modës.
Këtë herë Bleona vjen shumë ‘high fashion’ në klipin e fundit, por është një skenë që vërtet ngjason shumë më të videoklipit të ‘mbretëreshës së Instagram’-it, Encës. “Dua” ishte kënga e cila pushtoi çdo vend, radio, sidomos në kryeqytet e dëgjoje ngado.
Një pjesë e klipit, “Dua” shihet Enca ku i vë zjarrin vilës, ndërkohë edhe Bleona ka një skenë të ngjashme. Kjo është vënë re edhe nga ndjekësit e Bleonës, ku nje prej tyre i shkruan: “Si Enca po mundohesh mu ba a”, por reagimi i Bleonës, mesa duket nuk do i pëlqejë shumë Encës, pasi kjo e fundit vendos disa emoji duke qeshur, duke ironizuar.