Tashmë kanë përfunduar xhirimet e filmit më të ri aksion, pjesë e të cilit janë edhe dy aktorë shumë të njohur nga Shqipëria.
Bes Kallaku ka publikuar një pjesë nga trailer-i i filmit ku luan, “The Brave”, që është xhiruar në Shqipëri, me një kast të madh aktorësh, mes të cilëve, aktori Ervin Bejleri dhe ylli i kinemase botërore, Louis Mandylor.
Ky i fundit ka mbajtur fansat të informuar në faqen e tij në Instagram, me postimet nga xhirimet në Tiranë, ku shprehej se kryeqyteti shqiptar është i mrekullueshëm.
“Së shpejti në kinema”, thotë Bes Kallaku në Instagram, teksa publikon një pjesë të shkurtër nga trailer-i.
Aktori i humorit, tashmë vjen me një tjetër zhanër të filmit dhe duket mjaft i përgatitur. Më poshtë mund të shihni trailer-in.